Në Islandë besimtarët agjërojnë 22 orë, në Ballkan 18 orë

0

Po afrohet muaji i shenjtë i Ramazanit, në të cilin besimtarët muslimanë agjërojnë nga koha para agimit deri pas perëndimit të diellit. Megjithatë, si çdo vit, edhe këtë herë në disa pjesë të botës besimtarët do të agjërojnë më shumë se disa në anën tjetër të botës.

Ramazani

Kështu, për shembull, ditën e parë të Ramazanit, besimtarët në Islandë, në Rejkjavik do të agjërojnë 22 orë e 34 minuta, ndërsa agjërimi më i shkurtër do të jetë në Argjentinë, më pak se nëntë orë. Besimtarët në vendet e Ballkanit ditën e parë të Ramazanit do të agjërojnë rreth 18 orë, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilltari turk për çështje fetare në Suedi, Fatih Mehmet Karaca, për AA deklaroi se, siç kërkojnë rregullat fetare, muslimanët që jetojnë në qytetet më të largëta veriore të Suedisë dhe Norvegjisë gjatë këtij Ramazani do të agjërojnë rreth 22 orë.

Ai vuri në dukje se, për shembull, se muslimanët në qytetin Kiruna në veri të Suedisë dhe në qytetin Tromso të Norvegjisë, do të agjërojnë rreth 22 orë. Muslimanët në qytetet e tjera në vendet skandinave, të tilla si Stokholm, Oslo, Kopenhagë dhe Helsinki, do të agjërojnë rreth 20 orë.

Karaca për AA vuri në dukje se në Stokholm është mbajtur takimi i përfaqësuesve të Këshillit Evropian për Fetva në mënyrë për të përcaktuar kohën e agjërimit. Në takim u ra dakord që për shkak të kohëzgjatjes së agjërimit në disa qytete në veri të Suedisë dhe Norvegjisë, namazi i Teravivë mund të falet me tetë rekatë.

Muslimanët që jetojnë edhe më në veri ballafaqohen me probleme tjera, dhe kjo është që në ato vende dielli nuk perëndon fare, prandaj për këtë arsye duhet të bëjë llogaritje artificiale të kohëzgjatjes së agjërimit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com