Në Fier dhe Berat mbahet edicioni i katërt “Dita e Miqësisë” e Gazetarëve Shqiptarë, edhe Gazetarët e Luginës të ftuar në këtë eveniment

0

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë  organizoi  edicionin e  katërt  “Dita e Miqësisë” e  Gazetarëve Shqiptarë”

Në Fier dhe Berat  për dy ditë rradhazi  ishte një grup gazetarësh nga të gjitha trevat shqiptare.

Kjo veprimtari u zhvillua në kuadër të “Ditës së Miqësisë së Gazetarëve Shqiptarë” ku u veçua bashkëpunimi i gazetarëve dhe nxitja e vlerave profesionale të njerëzve të mediave.

Në takim morën pjesë gazetarë nga e gjithë Shqipëria dhe trojet shqiptare kudo ndodhen.Në këtë veprimtari morrën pjesë edhe gazetar nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli, drejtor i kompanisë mediale “Spektri”, Rijad Demiri nga portali informativ Lugina Press dhe Fisnik Iseni nga portali Bujanoci.Net, anëtar të Unionit të Gazetarëve të Luginës së Preshevës të cilin e drejton gazetari Valon Gashi i cili tashmë vepron në televizionin e famshëm shqiptarë Top Channel.

Me rastin e fillimit të këtij evenimenti miqësorë në , në hollin e teatrit “Bylis”  në Fier  Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë  Aleksandër Çipa, tha se tashmë Dita e Miqësisë është kthyer në një traditë shumë të bukur, ku gazetarët gjenden të gjithë së bashku.

Ndërkohë gjatë qëndrimit në qytetin e Fierit, gazetarët kanë vizituar muzeun historik si dhe parkun arkeologjik  “Apollonia”.

Dita e dytë  ka vazhduar  në qytetin e Beratit, ku veç takimeve pati edhe vizita në lagjen Kala.

Nga ky takim miqësorë   gazetarët shkëmbyen mendime lidhur me punën dhe sfidat e shumta që ndodhen para njerëzve të medias në funksion të afirmimit të punës në këtë profesion.

Ky promovim si kolegë-miq nisi për të parën herë si festim gjithëpërfshirës në qytetin e Elbasanit , për të vijuar në vitet pasardhës në Durrës dhe Shkodër-Ulqin. Edicioni i katërt , që  u organizua  në qarqet Fier-Berat , pati risi  të tjera  , ku do mund të veçohet pjesëmarrja me përfaqësues nga Konfederata Botërore e Gazetarëve , si edhe nga Sindikata Europiane e Gazetarëve.

Aktiviteti në fjalë ka tagrën e degës së Unionit të Gazetarëve të Elbasanit, nën drejtimin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë , me kryetar z. Aleksandër Çipa , por si dhe vitet e tjera , në bashkëpunim me Shoqatën “RessEgnatia” , e cila ka autoritetin e plotë të organhizimit dhe mbarëvajtjes së këtij aktiviteti kombëtar e më gjërë , në sinkron më kontratën bashkëpunuese që është hartuare me UGSH . Vitin që vjen Dita e Miqësisë do të zhvillohet në Strugë dhe Pogradec./LuginsPress/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com