Në Evropë më së shumti azil kërkues ka nga Serbia

0

Evropa

Qytetarët e serbisë edhe më tej janë më së shumti me numër që kërkojnë azil në Evropën perëndiore, thuhet në raportin e fundit të komisionit Evropian.

Duhet të ndërrmiren masat të caktuara që kjo të ndërpritet, thuhet më tej në raport. Shtetasit nga Serbia që kërkojnë azil janë 42% nga i gjithë numri i përgjithshëm që kërkojnë azil nga shtetet e Ballkanit perëndimor, pastaj radhiten Maqedonia, Bosna dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Mali i zi, thuhet në raportin e rregullt për funksionimin e regjimit pa viza në regjion. 3/4 e numrit të përgjithshëm të atyre që kërkojnë azil janë në Gjermani, edhe pse nuk ka kurrfarë shansi që kjo kërkesë të miratohet. Raporti tregon se numri i atyre që po kërkojnë azil gjithnjë e më shumë po rritet që kur shtetet e Ballkanit perëndimor janë në “listën e bardhë shengen”, duke sygjeruar veprime të shumta që duhet të ndërmirren për të ndaluar këtë fenomen.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com