Në Cyrih shqiptari kapet me 1 kilogram heroinë

0
Në Cyrih shqiptari kapet me 1 kilogram heroinë

Mbrëmjen e të hënës Policia e Qytetit të Cyrihut ka arrestuar në qarkun 11 të qytetit (Oerlikon), afër stacionit hekurudhor një shqiptar 60 vjeçar të dyshuar për tregti me drogë.

Me këtë rast policët e kanë shoqëruar atë deri në banesën e tij në Grafstal të Cyrihut ku kanë gjetur 980 gramë heroinë, një sasi të vogël heroine dhe rreth 450 gramë lëndë që shërben për përpunimin e drogës, transmeton albinfo.ch.

I arrestuari i është dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme të Cyrihut për procedurë të mëtejshme. /albinfo/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com