Në çerdhen e Tërnocit të regjistruar vetëm 27 fëmijë, prindërit jo të kujdesshëm për regjistrimin e fëmijëve

0

Kanë mbetur vetëm edhe dy javë deri tek fillimi i vitit të ri shkollorë ndërsa sa i përket regjistrimit të fëmijëve në Entin parashkollorë në çerdhen e fshatit Tërnoc ende nuk ka arritur as gjysma numrit të fëmijëve të cilët duhet të regjistrohen në Ent.

cerdhja 1

Sipas pedagoges së Entit Parashkollorë “Gëzimi Ynë’ Azize Isenit edhe pse lajmërimi për regjstrim ka qenë nga data 20 maj e deri më datën 20 qershorë të këtij viti deri më tani sipas sajë janë regjistruar gjithsej 27 fëmijë në çerdhen e fshatit Tërnoc, ku ajo shprehet se në bazë të kartonëve në shtëpin e shëndetit figurojnë gjithsej 80 fëmijë sa i përket fshatit Tërnoc, kurse në Entin parashkollorë në Bujanoc pedagogja Iseni shprehet se, deri më tani numri i fëmijëve të regjistruar ka arritur në 46 fëmij. Në baz të këtyre informatave mësohet se aktualisht mbetën të pa regjistruar edhe 53 fëmijë të pa regjistruar, dhe kjo, jo vetëm që pakëson numrin e edukatoreve por rrezikon edhe zvogëlimin e paraleleve në këtë çerdhe, e më pas edhe zvogëlimin e paraleleve të klasëve të para. Pedagogja Iseni apelon tek prindërit që fëmijët e tyre të cilët i kanë kryer kontrollat sistematike ti regjistrojnë sa më parë fëmijt e tyre në çerdhe, sepse me përfundimin e çerdhes mvaret edhe regjistrimi në klas të parë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com