Në Bujanoc: vetura mer flakë, ngasësi shpëton vetëm me lëdnime trupore

2

Në qendër të Bujanocit një veturë e markës Opel me targa të Leskocit është përfshirë nga flakët si pasoj mësohet të jetë zjarri i shkaktuar nga gazi. Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë, deri sa ngasësi i veturës po ngiste atë në drejtim të rrugës kryesore në Bujanoc në afërsi të Gumoplastikës.

vetura

Siç është bërë e ditur nga dëshmitarët okularë vetura mori flakë përderisa shoferi ndodhej në makinë. Ngasësi i veturës i cili ka marrë plagë të rënda me ndihmën e policisë është vendosur në makinën e një kalimtari i cili e ka drejtuar ate për në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc. Nga stacioni i ndihmës së shpejtë në shtëpin e Shendetit në Bujanoc, njoftohet se personi i lënduar është dërguar menjëher në spitalin e Vranjës. Nga ndihma e shpjet njofohet se personi me iniciale A.A i moshës 35 vjeç nga fshati Miratoc i komunës së Bujanocit ka pësuar lëndime të rënda trupore. Organet e rendit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes  për të kryer ekspertizën. Vlen të theksohet se automjetet e pajisura me impiante gazi në vitet e fundit janë me të favorshme për qytetarët përshakë të shtrenjëtimit të derivative por rezikshmëria e tyre është shumë e lartë për jetën e qytetarve./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

2 Komente

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com