Në Bujanoc sot qëndruan ekspert të BE-së, për përcjelljen e obligimeve të Serbies në rrugën Europiane

0

Kryetari i komunës së Bujanocit, priti sot delegacionin e eksperteve të BE-së të angazhuar për përcjelljen e plotësimit të obligimeve të parapara me Kapitullin 23 (drejtësia dhe të drejtat elementare).

Kapitulli 23 është hapur në Korrik të vitit 2016 në suaza të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Kryetari Kamberi ka njoftuar delegacionin e eksperteve me përfaqësimin e dobët të komunave me shumicë shqiptare në rrjetin e Gjyqësisë dhe domosdoshmërinë e kthimit të Gjykatave, përfaqësim më të madhë të shqiptarëve në këto organe si dhe fokusim në përmbushjen e obligimeve mbi përdorimin e gjuhës shqipe nga ana e institucioneve shtetërore./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com