Në Bujanoc ndalohet kontrabanda me cigare me vlerë rreth 20 mijë euro

0

Stacioni policorë në Bujanoc po vazhdon në parandalimin e kriminalitetit dhe tregëtis ilegale në teritorin e komunës së Bujanocit.

eva slims

Përfaqësuesit kundër trafikimit të paligjshëm në bashkëpunim me sektorin e intervenimit të shpejt mbrëmë, e dielë 14 shkurt, në Bujanoc, rruga K.Petroviq rreth orës 01 të mesnatës e kanë ndaluar një veturë të tipit BMW me targa të VR e cila po transportonte cigare të kontrabanduara me vlerë rreth 20 mijë euro. Siç mësohet, rreth 10 mijë pako cigare të llojit “Eva slims” kanë qenë me prejardhje nga Maqedonia por që kanë hyra nga Kosova me veturën të cilën ishte duke e drejtuar F.L nga Konçuli.

Cigaret janë konfiskuar dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt gjyqësore. Organet e rednit në Bujanoc gjithashtu kanë arrestuar edhe dy persona me nënshtetësi të Kosovës të cilët banonin në Bujanoc të dyshuar për vjedhje vitin e kaluar në shtëpinë e Hajrush Maksutit në Bujanoc. Në banesën e të dyshuarve janë gjetur edhe stoli ari të cilat dyshohet se janë të vjedhura në familjen Maksuti. Të dyshuarit nga Prizreni janë ndaluar nga policia e stacionit policorë në Bujnaoc dhe me urdhër të Prokurorit janë në paraburgim për vjedhje të shkallës së parë. Stacioni policorë në Bujanoc ka zbuluar edhe 17 raste të vjedhjeve nga viti i kaluar.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com