Në Bujanoc filloi viti i ri akademik 2014-2015

0

Në Bujanoc sot ka filluar solemnisht viti i ri akademik 2014-2015 për studentët e rinj dhe ata që janë duke studiuar tre vite në Univerzitetin ekonomik të Subiticës paralelja në Bujanoc. Në këtë solemnitet ishin Dekani i fakultetit të Suboticës Nenand Vunjak, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, Ambasadori i OSBE-ës në Beograd Piter Burkhard, rektori i Univerzitetit shtetëror të Tetovës Arbër Çeliku, kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviç , sekretari shtetëror praën ministrisë së arsimit në Beograd Zoran Masiç, menaxheri i programit EU PROGRES Grem Tindell dhe përfaqësues të tjerë.

AKTUAL LAJMDekan i fakultetit ekonomik para studentëve u shpreh se “kualiteti i arsimit në Fakultetin Ekonomik nuk paraqet vetëm obligim ligjorë por edhe përgjegjësi. Sot është një ditë e madhe pasi që po fillon edhe gjenerata e katërt dhe vitin tjetër do të paisen me diploma gjenerata e pare, po të mos kishim punuar nuk do të ishim këtu ku jemi sot” Fakulteti Ekonomik ka një program adekuat për të gjithë studentët, në degën në Bujanoc mësimi mbahet në gjuhën shqipe dhe serbe. Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi iu drejtua studentëve duke thënë se, edhe pse mësimi zhvillohet në kushte jo të mira vitin tjetër do të kenë hapsirë të mjaftueshme në ndërtesën e re e cila do të filloj së ndërtuari në fillim të muajit të ardhëshëm. Prorektori i Univerzitetit shtetëror të Tetovës Arbër Çeliku tha se prioritet i fakulteti të Suboticës është emancipimi i gjenratave të reja të cilat do t’i shërbejnë vendit dhe më gjerë. Shefi i misionit të OSBE–ës në Sërbi Peter Burkhard studentëve iu tha, “you are the Best” dhe duhet të jeni më të mirët pasi që vendi juaj ka nevoj për njerz të kualifikuar dhe në të ardhmën do të bëjmë çmos që të i ndimojmë që ata të cilët marrin diplomat të kenë edhe vende të punës. Zoran Stankovië kryetar i Trupit koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, uroi një vit të mbarë akademik të gjithë studentëve. Edhe dy studentët përfaqësues nga grupi i studentëve treguan arsyet dhe kushtet që ofron fakulkteti i Suboticës paralelja në Bujanoc, ky është i vetmi vend që je afër dhe mund të studiosh afër familjes, thanë ata. Në Bujanoc ka 302 studentë dhe sipas të lartëpërmendurve Bujanoci është qendër studentore, këtë vitë janë regjistruar 35 shqipëtar 32 sërb dhe 4 romë të cilt në 4 vitet e ardhmshem do të jenë pjesë e programit të fakultetit në fjalë. Në fund të hapjes soleme të vitit akademik 2013/14 për brucoshët apo studentë e vitit të parë iu ndanë indekset e tyre dhe për mysafirët ishte organizuar një koktej./BujanociNet/A LAJM

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com