Në Bujanoc arrestohet një serbe nga Nishi për bashkëpunim trafikimi

0

Për shkak të dyshimit se ka marrë pjesë në trafikim njerëzish, duke pasur detyrë që me veturë duke udhëtuar, nëse has në polici gjatë rrugës ti lajmroj bashkëpuntorët që transportojnë emigrant, është arrestuar një 29 vjeçare nga qyteti i Nishit.

Arrest

Ajo me 3 prill si bashkëudhëtar me “Fiat” ka monitoruar situatën në rrugë dhe i ka lajmëruar bashkëpuntorët që me veturë “audi” kanë transportuar emigrant. Policia po atë ditë, në veturë Audi me targa të Maqedonisë ka gjetur tetë emigrant nga Siria dhe Bregu i fildishtë. Eshtë arrestuar shoferi si i veturës Audi ashtu dhe Fiat, ndërsa kjo kishte ikur. Pas hetimeve disa javore, ajo është gjetur dhe arrestuar në Bujanoc./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com