Në Beograd po mbahet takimi i dytë me radhë për vlerësimin e popullatës në Luginë

2

Sot në Beograd është duke u zhvillua takimi i dytë me radhë lidhur me vlerësimin e popullatës në Luginë të Preshevës, mes përfaqësuesve të Qeverisë së Sërbisë, ndërkombëtarëve dhe përfaqësuesve të pushteteve lokale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

takimi 4

Gjatë ditës së sotme kryetari i komunës Nagip Arifi ka marrë pjesë në këtë takim, i cili nëpërmjet linjës telefonike tha se, takimi i sotëm ka filluar me pjesmarrjen e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Majkëll Kirbi, zëvendës ambasadorin e Bashkimit Europian, ambasadorin e Britanis së Madhe dhe OSBE-së rreth Vlersimit të popullatës në komunat Bujanoc Preshevë dhe Medvegjë. takimi 2Arifi tha se, ky takim është për tu përshëndetur pasi që përfaqsuesit shqiptarë janë të një zërit në këtë drejtim. Takimi i sotme është zhvilluar nën organizimin e Ministres për administrat shtetërore dhe pushtet lokal Kori Udoviçki në ndërtësën e Qeverisë së Sërbisë. Një takim me ekspertët e shteteve të bashkuara të Amerikë, bashkimit europian dhe OSBE-së është zhvilluar edhe në Bujanoc. Edhe në këtë takimin e sotëm pala ndërkombëtare është përfaqësuar nga OSBE, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, dhe Bashkimi Evropian./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

2 Komente

  1. taulanti on

    E pse a Nagipi vech paska marr pjese ne kete takim a? Apo ndoshta e kan vet kta Nagipin chysh me ja bo ksaj pune. Se ai e di ma se miri.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com