Në “Al-Petrol”, dyshim për mashtrim me litra (Foto)

0

Dy persona shkuan të enjten gjatë ditës për tu furnizuar me derivate në një pikë të shitjes në Ferizaj, por aty u doli një problem i madh.

foto

Lajmi.net mëson se tek ata u bë shpërputhje mes litrave dhe faturimit.

Kjo ka ndodhur në “Al -Petrol” në Ferizaj kur këta konsumatorë kanë marrë derivate, e përderisa kapaciteti maksimal i makinave të tyre, i njërit ishte 50 litra e i tjetrit 55, atyre iu faturuan 10 litra apo edhe më shumë se kapaciteti maksimal i makinave.

Të dy nuk u pajtuan me këtë, u ankuan në Polici, këta të fundit ftuan edhe inspektoriatin komunal dhe bashkë kanë bllokuar pikën e shitjes dhe e kanë bllombuar atë, derisa, nesër të premten, pritet të shkojnë inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ndër të tjera, lajmi.net mëson se ndërkohë ka pasur edhe grindje mes konsumatorëve dhe zyrtarëve të “Al-Petrol”-it.

Ndërsa, rastin e konfirmojnë edhe Policia e Kosovës.

Shefi i Njësisë së Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit për regjionin e kësaj komune, Fatmir Karaliti për lajmi.net konfirmoi se ka ndodhur rasti në një pikë të shitjes së derivateve në qytetin e Ferizajt.

“Dy konsumatorë janë ankuar për mospërputhje të litrave dhe faturës. Polica pret që nesër edhe inspektorët e MTI-së do të bëjnë matjet dhe verifikuar pompat nëse janë në rregull”, tha ai, duke mos dhënë detaje më shumë./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com