Në aksident trafiku në Serbi, një kosovare humb jetën, katër fëmijë lëndohen

0

Në aksident trafiku në Serbi, një kosovare humb jetën, katër fëmijë lëndohen

Sot në mëngjes në orën 7:30 në autostradën Beograd-Nish, tek vendi i quajtur Kolare, në një aksident të rëndë trafiku ka humbur jetën Besime Sh 40-vjeçe nga Gjilani, kurse janë lënduar katër fëmijë.

Ajo ishte në ulësen e bashkudhëtarit të një kombibusi “Reno Espace” me tabela të Zvicrës, të cilin e drejtonte bashkëshorti i saj Elhami Sh po ashtu 40-vjeç. Në automjet ishin edhe pesë fëmijët e tyre, tri vajza të moshën 9, 12 dhe 18-vjeçe dhe dy djem, njëri 8 dhe tjetri 19-vjeç.

Automjeti i tyre kishte dalë nga rruga dhe më pas është rrokullisur. E ndejra ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa pjesa tjetër e familjes së lënduar, është dërguar në qendrën emergjente të spitalit të Smederevës, transmeton “Zeri.info”.

“Për fat, fëmijët kanë marrë lëndime të lehta, por janë në shok. Fillimisht kemi menduar se vozitësit i është thyer klavikula, sepse kishim problem me komunikim, pasi nuk dinte mirë serbisht. Është konstatuar se ai po e mbronte gjoksin dhe nuk lejonte fotografimin, pasi kishte të vendosur pejsmejker”, ka deklaruar mjeku i kësaj qendre dr. Mirko Jokiq.

Policia beson se shkaku i aksidentit ënjtë mospërshtatja e shpejtësisë dhe lodhja e mundshme e vozitësit. Vendi ku ka ndodhur aksidenti quhet “Kthesa turke’ dhe shpesh ndodhin aksidente me pasoja fatale./Zëri/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com