Në aksident humb jetën 8 vjeçari nga Tërrnava e Preshevës

0

Një fëmijë është goditur nga vetura të enjten rreth orës 20 e 30 minuta në Badovc të Graçanicës.

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin që ka shkaktuar aksidentin dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar/Shqiptar, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur viktimën Besfort Behluli (këmbësor) duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, kanë deklaruar zyrtarët policor, tranmseton presheva.com.

Viktima është 8 vjeçari Besfort Behluli nga Tërrnava, deri sa ka qenë nxënës i shkolles fillore “Ibrahim Kelmendi” klasa 2 fillore si nxënes i dalluar dhe pas plagëve të marra nga aksidenti ka ndërruar jetë.

Varrimi i të ndjerit bëhet ditën e martë (24 tetor) me namazin e drekës në varresat e Terrnavës.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com