Ndryshimi i klimës në Arktik tashmë është i pandalshëm
15:02 | 15 Prill 2018

Përse po ngrohet kaq shpejt Arktiku?

Edhe në portin kryesor të arqipelagut, Longyearbyen, ndryshimi i klimës po ndryshon jetën e njerëzve. Shtresa e permafrostit në Tokë po shkrin. Shtëpitë rrezikojnë të rrëshqasin. Numri i orteqeve është rritur në mënyrë dramatike.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish – nën drejtimin e meteorologut nga Lajpcigu Manfred Wendisch – do të zbulojë tani, se përse po ngrohet kaq shpejt Arktiku. Çdo ditë ai del në aeroportin e vogël të Longyearbyen. Këtu ndodhen dy avionë polarë të Institutit Alfred-Wegener. Me avionin e rikosntruktuar DC-3 studiuesit duan të gjejnë gjurmët e ndryshimit të klimës në Arktik. Në radhë të parë këtu bëhet fjalë për një enigmë deri më tani të pazgjidhur. Manfred Wendisch: “Ne kemi një ngrohje globale, por ajo është më e fortë në Arktik. Ka disa faktorë që luajnë një rol këtu. Retë janë njëri ndër këta faktorë të rëndësishëm – kështu mendojmë ne të paktën. Ndaj kemi ardhur këtu që ta vërtetojmë.”

Roli i reve

Retë mund ta përforcojnë ngrohjen e Tokës. Ato krijojnë një mantel mbrojtës, që e dobëson ftohjen e Arktikut. Kjo, thënë shkurt, është teza. Ndaj ne jemi duke matur kristalet e akullit në hapësirë.”Kur kristalet e akullit qarkullojnë në atmosferë, ne marrim një hije të kristalit. Kështu ne mund të masim formën dhe madhësinë e tij e po ashtu mund të përcaktojmë edhe pëqendrimin e akullit brenda një reje. “ Ata kanë mbledhur të dhëna të rëndësishme. Vlerësimi i tyre do të kërkojë vite. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten.

Akulli i detit të Arktik është përgjysmuar në 25 vitete e fundit. Arsyeja është rritja e temperaturës. Fillimisht krijohet një i ashtuquajtur pellg i shkrirjes e pastaj akulli çahet.

Studiuesit kanë konstatuar, se sipërfaqet e errëta të ujit e thithin më fuqishëm Diellin se sa akulli me ngjyrë të çelët. Një qark kërcënues vihet kësisoj në lëvizje. Mbulesa veriore e Polit në 40-50 vjet në verë mund të jetë tërësisht pa akull, por kjo sjell edhe pasoja të jashtëzakonshme për klimën tek ne. Kim Holmen, nga Instituti Polar i Norvegjisë vë në dukje: “Shumë gjëra, që sot ne i lidhim me Spitzbergen, do të ndryshojnë. Spitzbergen të së ardhmes do të jenë ndryshe nga ajo që njohim ne sot”.

Powered by WPeMatico

Françeska Jaçe
S