Ndrroi jetë Kryetari i Komunës së Medvegjës

1

Sipas burimeve të BujanociNet në komunën e Medvegjës, sot në orët e pasditës në fshatin e vendlindjes nga një sulm në zemër ka ndërruar jetë kryetari i Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq. 

kryetar

Lajmin pë BujanociNet nga Medvegja e ka konfirmuar bashkpuntorja e portalit./BujanociNet/

___________________________________________________

Sipas mediave serbe:

Kryetari i komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq (52) ka ndërruar jetë, me siguri si pasojë e sulmit në zemër, njfoftojnë mediet serbe. Sipas deklaratës së mjekëve, Drashkoviq është dërguar në shtëpinë e shëndetit pa vetëdije, ndërsa vdekja e tij u konstatua rreth orës 20 pas tentimeve për ta reanimuar. “Ekipi jonë i ndihmës së shpejtë në vendin e ngjarjes ka tentuar reanimimin, kemi vazhduar ta reanimojmë edhe në shtëpinë e shëndetit, por ndihmë nuk pat. Ai më kishte qenë i vdekur” ka thënë internisti Nebojsha Arsiq. Sipas miqëve të tij, Drashkoviq ka qenë në vendin e tij të lindjes, në Vrapce, jo larg Medvegjës. “Kishte dërguar lopën deri tek lumi. Pas një ore lopa u kthye, ai jo. E kanë gjetur vëllezërit e axhës në afërsi të shtëpisë dhe e kanë njoftuar ndihmën e shpejtë” ka thënë njëri ndër miqët e Drashkoviq. Sllobodan Drashkoviq ka qenë kryetar aktuar i Medvegjës në mandatin e tij të tretë si bartës i listës së qytetarëve “Jabllanica e Epërme”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

1 Koment

  1. medvegja on

    Hajna, vjedhes te lajmeve, edhe linqet ne foto tuj fshi,marre duhet me ju ardh, ju as me shkru sdini

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com