Ndodh edhe kjo, nga Gjermania në Kosovë dërgohet një snajper me Postë

0

Një qytetar nga Gjermania ka tentuar që të fus në Kosovë një armë përmes dërgesës me postë.

snajp

“Zyra doganore ka raportuar se gjatë kontrollit të pakove që dërgohen përmes postës ka hasur në një pako të dërguar nga Gjermania në të cilën kishte një armë me gaz snajper-r 5 GGBGGM, tre boca gazi prej 520ml, dy patrona plastike prej 2400 copa, shirit mbajtës dhe dy palë syze”, njofton Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, malli ka pasur destinacionin në adresën e një mashkulli serb, ndërsa në një pako tjetër e ardhur nga Holanda është gjetur një substancë e dyshuar narkotike.

Të gjitha gjësendet janë konfiskuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com