Ndodh edhe kjo në Kanada: Mjekët protestojn kundër rritjes së pagave të tyre

0

Mjekët në Kanada kërkuan që paratë e siguruara për ngritjen e pagave të tyre të kthehen në sistemin e kujdesit shëndetësor në mënyrë që të përfitojnë pacientët dhe kolegët me paga më të ulëta.

Mbi 700 mjekë kanadezë, duke përfshirë 213 mjekë të përgjithshëm dhe 184 specialistë, kanë nënshkruar një letër të hapur në të cilën ata kanë ngritur zërin e tyre kundër rritjes së pagave të tyre që së fundmi e ka negociuar një shoqatë e tyre.

Po, ju jeni duke lexuar mirë, të gjithë këta njerëz u kundërvihën këti vendimi i cili llogaritë e tyre bankare do ti bënte më të pasura dhe shkaku i kësaj është një shqetësim i sinqertë për mirëqenien e pacientëve dhe kolegëve.

“Jemi të tronditur nga ky vendim që na rritë pagat tona sepse kolegët tanë të shumtë, infermieret dhe punëtorët të tjerë shëndetësor, të cilët përballen me kushte shumë të vështira të punës punojnë me paga mjaft më të ulëta se sa ne. Gjithashtu, për shkak të shkurtimeve drastike në vitet e fundit, dhe centralizimit e pushtetit në Ministrinë e Shëndetësisë, pacientët që vdesin urie, të cilat në masë të madhe janë të penguar në qasjen në shërbimet e nevojshme shëndetësore dhe ne mundojm se këto mjete duhet ti dedikohen atyre e jo neve”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e mjekëve nga Quebec, zona e provincës më të madhe në Kanada.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »