Ndodh edhe kjo: Humb Real Madridi!

0

Ndodh edhe kjo: Humb Real Madridi! (Video)

Valencia ia ka bërë të vështirë jetën Real Madridit në Mestalla duke e mposhtur me rezultat 2-1.

Gjysma e parë u vendos nga një penalti e akorduar në favor të mysafirëve, të cilën e konvertoi në gol Cristiano Ronaldo (14’).

Mirëpo, ekipi i Shkodran Mustafit arriti që në fraksionin e dytë ta përmbysë epërsinë e Mbretërve.

I asistuar nga Jose Gaya, Antonio Barragan e barazoi rezultatin (52’). Dhe pas një harkimi nga këndi, Nicolas Otamendi shënoi për epërsinë e Los Che (65’).

Në këtë mënyrë ndalet në 22, numri rekord i fitoreve radhazi të Los Blancos.

Kjo humbje ia rrezikon Real Madridit pozitën e parë në tabelë, pasi në rast fitoreje kundër Real Sociedadit, Barcelona do të ngjitet në krye (megjithëse Mbretërit kanë një ndeshje të pazhvilluar).

Valencia, nga ana tjetër, është e katërta në tabelë me një pikë më shumë se Sevilla që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com