Ndodh edhe kjo, gruaja rrah burrin pasi ai nuk u përgjigj kur ajo e pyeti nëse ishte e bukur
16:20 | 15 Prill 2019

Lizeth Guadalupe Ramirez, 20 vjeçare, u arrestua të martën vonë pas incidentit të dyshuar. Ajo thuhet se u tha hetuesve se burri e sulmoi dhe u përpoq ta mbyste atë.

Megjithatë, bashkëshorti i saj thuhet se dha një histori tjetër, duke i treguar policisë se çifti ishte në një kinema kur ajo e pyeti nëse ajo dukej bukur.

Burri i saj, tha se ai nuk u përgjigj pse nuk e dëgjoi atë, gjë që e mërziti 20 vjeçaren dhe e nxiti atë të dilnin nga kinemaja, transmeton Klan Kosova.

Gjatë udhëtimit të tyre në shtëpi, burri i Lizeth, pretendoi se ajo e goditi atë në mënyrë të përsëritur. Në shtëpinë e tyre, ajo gjoja vazhdoi ta godiste dhe madje sulmoi edhe një anëtar të familjes që u përpoq të ndërhyjë.

Ramirez u akuzua për sulm dhe dhunë në familje.

Kejvina Kthella