Ndodh e papritura, zv/kryeministri Jevtiq thotë se s’do të përkrahin transformimin e FSK-së në ushtri

0

Lista Serbe nuk do ta përkrahë asnjë lloj tentimi të Qeverisë së Kosovës për të formuar ushtrinë e Kosovës.

Kështu ka thënë Dalibor Jevtiq në emër të Listës Serbe.

“Lista Serbe nuk do të përkrahë formimin e ushtrisë së Kosovës. Ky është qëndrimi që e kemi dhënë kaherë”, ka thënë Jevtiq para gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Ranillug, raporton “Srna”.

Ai ka përsëritur se Lista Serbe dhe përfaqësuesit serbë në institucionet e Kosovës nuk do të pranojnë që të luhet me marrëveshjen e Brukselit dhe dispozitat e saj të sakta mbi detyrimin e Kosovës për të formuar Asociacionin e komunave serbe.

“Asociacioni i komunave serbe duhet të formohet krejtësisht në pajtim me dispozitat e marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Jevtiq, që njëherësh është edhe zëvendëskryeministër në Qeverinë Haradinaj dhe ministër për Kthim dhe Komunitete, transmeton Koha.net.

----- ------- --------------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »