Ndezën flakadanët në Prekaz
09:58 | 07 Mars 2015

Ka filluar Nata e Zjarreve në Prekaz të Skenderajt, për nderë të rënies së Familjes së komandant Adem Jashari. Ndezja e flakadanëve bëhet për çdo vit, në kullat e Jasharajve në Prekaz, dhe nderohet vepra e kësaj familje që dhanë të gjithë familjen për shtetin e Kosovës. Manifestimi fillon me 5 mars, ditën kur ka filluar beteja në mes forcave serbe dhe Familjes Jashari, ku edhe ra heroikisht Adem Jashari me familjen e tij./Indeksonline/
Françeska Jaçe