Ndërtimi i Aeroportit të ri në Stamboll konfiskoi milionë hektarë të shqiptarëve

0

Ndërtimi i aeroportit të ri të Stambollit ka bërë që të uzurpohen mijëra hektarë tokë edhe të muhaxhirëve shqiptarë që jetojnë në metropolin turk.

1_910464684Bëhet fjalë për një hapësirë prej 76,5 milionë metra katrorë ku do të jetë aeroporti i ri, por shumica e tokave që janë konfiskuar dhe u është dhënë kompensim minimal u takojnë shqiptarëve të emigruar në Turqi. Një shqiptar i emigruar në Turqi toka e të cilit është konfiskuar  dhe kompensuar minimalisht rrëfen se ky aeroport po ndërtohet mbi zonën e “arnautëve”, të cilët shekuj e vite më parë u shpërngulën nga trojet e tyre drejt Turqisë. “Shqiptarët në këtë zonë kishin blerë me miliona hektarë tokë. Bëhet fjalë për vendbanime të banuara sa 13 fshatra që janë dislokuar me masa shtetërore dhe duke marrë vetëm një dëmshpërblim të vogël”, thekson bashkëbiseduesi për INA. Sipas tij, ky dëmshpërblim mjafton për të marrë një banesë me qira dhe të paguash qiranë për 1  vit. Tentimet nga ana e popullatës për të penguar këtë projekt ishin të kota, pasi ata u larguan me forcat policore. Edhe paditë tjera nga ana e  Ekologëve dhe personave që mbrojnë të drejtat e njeriut janë shuar nga gjykatat shtetërore. Tani këta “Arnautë” janë të detyruar që me ato para të blejnë toka të papërshtatshme në zona të pabanuara (shkëmbe dhe zona ku nuk ka as uj të pijëshëm). Ndërtimi i Aeroportit do të kushtojë 10 miliardë dollarë, ndërsa tenderin e ndërtimit e ka fituar konzorciumi Limak – Kolin – Cengiz – Mapa – Kalyon, e cila pas një koncensioni 25 vjeçar, këtë pronë do ta kalojë në pronësi të shtetit. Ndërtimi pritet të përfundoj në tetor të 2017, ndërsa presidenti Taip Erdogan ka premtuar punësimin e mbi 120 vetave në këtë aeroport, që do të shoqërohet edhe me hotele, pushimore dhe objekte tjera përcjellëse për turistët e huaj.  (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com