Ndërroi jetë legjenda e boksit, Muhamed Ali

0

box

Në moshën 74 vjeçare ka ndërruar jetë boksieri më i madh i të gjitha kohërave, Muhamed Ali. Ai ishte i shtrirë në një spital jashtë Phoenix, Arizona, pas një beteje 32-vjeçare me Parkinson, transmeton Indeksonline

Siç raportojnë mediet e huaja, i ndjeri kishte problem me frymëmarrje. Ndryshe, raportohet se varrimi i tij do të bëhet në qytetin e lindjes, në Louisville, Kentucky.

Ai fillimisht quhej Cassius Clay dhe kishte lindur në një familje të klasës së mesme. Boksin e nisi kur ishte 12 vjeç dhe, në vitin 1960, mori pjesë në Lojrat Olimpike të Romës, ku fitoi një medalje ari për peshën e lehtë.

Muhamet Ali u bë një boksier olimpik dhe profesional aq i admiruar, saqë revista “Sports Illustrated” e shpalli Sportist të Shekullit të 20. Ai ishte njëri ndër sportistët më të dashur por edhe ndër më të debatuarit e Amerikës.

Pasi fitoi titullin e kampionit për peshat e rënda, Ali u konvertua në fenë myslimane dhe nuk pranoi të shkonte ushtar në Vietnam. Ai u bë një simbol i forcës, elokuencës dhe guximit, që i tejkalonte kufijtë e racës dhe të besimit. /Indeksonline/

Image
Image
Image

 

Image

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com