Ndërroi jetë dramaturgu dhe regjisori preshevar Agron Boriçi

0
Ndërroi jetë dramaturgu dhe regjisori preshevar Agron Boriçi

Ka ndëruar jetë regjisori dhe dramaturgu preshevar Agron Boriçi në moshën 60 vjeçare.

Agron Boriçi, ka katër dekada që merret aktivisht me veprimtari skenike, si regjisor, skenarist dhe aktor.Ka inskenuar 30 drama të zhanreve të ndryshme , ka përgatitur 8 recitale skenike, 2 filma dokumentar, ka inskenuar e shkruar mbi 50 skeqe humoristike. Autor i dramës “Aga Ymeri”, “Kalorësi i Apokalipses”, “Berberhonja”, tre pjesë të “Kabare Tv Llaçka”.Agroni është njëri ndër themeluesit e Festivalit tradicional “Ditët e Komedisë Shqiptare” në vitin 1994. Përveq që është marrë aktivisht me skenën, është edhe autor i librit “Sherri i Preshevës në derë të Stambollit”. Për punën e tij është shpërblyer me çmime të ndryshme ku veçohen: dy çmime për regji më të mirë, tri për aktrim dhe një për tekst më të mirë. Kryesisht veprimtarinë e tij e ka realizuar në Teatrin e Qytetit të Preshevës.

Prehu në paqë z.Agron.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com