Ndërrimi i baterisë përshpejton iPhonët e vjetër

0

Nëse iPhonët e serive më të vjetra kanë filluar të ngadalësohen, mund të ketë zgjidhje për këtë problem, ndërrimi i baterisë.

Sipas disa testimeve të një përdoruesit të Redditit, bateria ka ndikim të madh tek iPhonët e vjetër, pasi shpejtësia e procesorit ngadalësohet për të ruajtur jetëgjatësinë e baterisë.

TeckFire ka zëvendësuar baterinë e iPhone 6S, i cili po punonte ngadalë. Dallimin në shpejtësi ai e kishte vërejtur te telefoni i vëllait të tij, që punonte më shpejtë.

Sipas tij, Apple ngadalëson telefonat në momentin kur bateritë e tyre dobësohen dhe ndërrimi i saj mund të jetë një zgjidhje për këtë problem.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »