Ndarja e bursave për studentë sipas rregullores së re
09:58 | 13 Mars 2015

Për ndarjen e bursave për studentët tani e tutje do të ketë edhe rregullore të re, e cila nuk ka për qëllim ndryshimin e kushteve të konkurimit, por arsyetimin e shpenzimeve të mjeteve finansiare. studentet Më parë mjetet për bursa janë ndar sipas vendimit të këshillit komunal, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për ndarjen e mjeteve apo shfrytëzimin e buxhetit programorë, tani të gjitha mjetet që ndahen nga buxheti komunal do të bëhen sipas rregullorës, tha Bajram Fejzullahu, kryeshfi i drejtoratit për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore pranë administratës komunale. Ai tha se, me rregullorën në fjalë më detajisht do të caktohen kushtet dhe kriteret për përfitimin e bursave studentore dhe master. Është kusht që kur bëhet ndarja e mjeteve të bëhet edhe rregullorja. Edhe me rregullore në fjalë formohet komisioni shpallet konkursi jepen afatet. Sipas tij nëse vije deri tek ndonjë ndryshim mund të bëhet edhe ndryshimi i rregullores./BujanociNet/
Aurela Hoxha