Ndalohet kontrabanda: Doganierët zbulojnë 460.000 cigare /foto/

0

Cigare
Në vendkalimin kufitar në Preshevë është ndaluar tentim kontrabanda e 460.000 cigareve të ndryshme vlera e së cilës është rreth 23.000 euro, ka njoftuar dogana, transmeton presheva.com.

Cigare-1

Doganierët në bashkëpunim me policinë, mbrëmë kanë zbuluar cigare me banderol të maqedonisë ndërsa një pjesë ka qenë pa letra.

Cigaret ishin fshehur në kamper me targa të gjermanisë që po drejtohej nga një shtetas gjerman me pejardhje nga Bosna.

Cigare-2

Ai kishte thënë doganierëve se nuk ka asgjë për të deklaruar, ku pas një kontrollimi të detajuar, në fillim në pjesën e pasme janë gjetur 20 bokse cigare.

Cigare-3

Pjesa tjetër e cigareve (Marlboro, West, Ronhil, Aura, Bond, Drina, Boss, Camel, Davidoff, Walter Wolf) ishin fshehur në hapsirën e tush kabinës, nën dysheme, nën krevat në pjesën e pasme të veturës ku ishte krijuar një “bunker” special për kontrandandë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com