Ndalohet importi i mishit të pulave nga Holanda, Gjermania dhe Anglia

0

Qeveria e Maqedonisë përmes Agjencisë qeveritare për Veterinari dhe Ushqime mbrëmë ka sjellë vendim për ndalesë të përkohshme të importit të shpendëve, kryesisht të pulës dhe prodhimeve të tjera të mishit të tyre.

Vendimi ndalon edhe vezët nga Holanda, Gjermania dhe Britania e Madhe, pas njoftimeve për mundësinë e prekjes së këtyre vendeve nga një lloj i ri i gripit të shpendëve që përcillet edhe tek njerëzit.

Ky vendim i Agjencisë qeveritare erdhi pas njoftimeve se në disa ferma në Holandë, Gjermani dhe Britani e Madhe është zbuluar lloji i ri i gripit të shpendëve.

“Mbikqyrja e paraqitjes së këtij virusi në vend po bëhet në bazë të ligjit për veterinary dhe shëndetësi. Pas analizave të bëra në vendin tonë deri tani nuk është regjistruar prania e këtij gripi tek shpezët, por jemi duke ndjekur edhe udhëzimet e Komisionit Evropian lidhur me parandalimin e ndikimit të këtij gripi.

Andaj kemi vendosur ndalesën e përkohshme të importit të mishit të pulës dhe prodhimeve të tjera të pulës nga tre vendet si Holanda, Gjermania dhe Britania e Madhe”, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Veterinari dhe Ushqim.

Komisioni Evropian deri tani ka zbatuar ndalesë të përkohshme transporti të shpendëve por duke përfshirë vetëm tregjet e brendshme, ndërsa pritet që në Evropë të ndërmerren masa parandaluese që do t’i përfshijnë zonat kritike ku gjenden fermat e shpendëve, të cilave do t’u ndalohet shitja e çfarëdolloj prodhimi nga pula në vende të tjera anëtare të BE-së dhe në vende të treta.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com