Ndalimi i teshtitjes, dëme të pakthyeshme në trupin tonë

0

Studimi më i fundit ka rezultuar që pengimi i teshtitjes, mund të kthehet në presion në ndonjë pjesë tjetër të trupit duke e dëmtuar rëndë atë.

Procesi i teshtitjes, është një nga proceset më mbrojtës që ka trupi ynë, nëpërmjet saj ne arrijmë që të nxjerrim bakteret dhe viruset nga trupi ynë.

Ndalja e teshtitjes mund të shkaktojë dëmtimin e diafragmës, kurse në rastin më të keq vjen deri te goditja në tru,e cila mund të jetë vdekjeprurëse.

“Teshtima mund të jetë aq e fortë sa të shkaktojë dhe dëmtimin e daulles së veshit dhe mund të rrisë presionin pas mollëzave të syrit e të shkaktojnë plasjen e kapilarëve të syve.” shpjegon mjeku Erich Vogt për “Business Insider”.

Sipas tij ndalimi i teshtimës është shumë e dëmshme pasi shkakton dëme të pakthyeshme në trupin tonë. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com