Natë e trazuar protestash në Shkup (Video)

0

Shkup

Mijëra qytetarë sot protestuan kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë për ligjin për amnisti, gjegjësisht, për ligjin i cili i jep të drejta ligjore kryetarit të shtetit që t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor dhe pedofilët.

Organizatorët e protestës, bënë thirrje që protesta të jetë e qetë dhe paqësore. Protestuesit fillimisht shprehën revoltin e tyre përpara objektit të Qeverisë së Maqedonisë, për të vazhduar drejt zyrës së presidentit Ivanov, Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e për t’u ndalur rreth 500 metra larg objektit të Gjykatës Kushtetuese.

Paraprakisht, gjatë ditës së sotme qindra kundër-protestuesit kanë dalë dhe e kanë uzurpuar vendin në të cilin ishte objektiv i protestuesve, kështu duke detyruar policinë që të vendosë kordon me policë dhe autoblinda, për të mos i lënë që të ndeshen dy palët e protestuesve.

Protesta ishte e qetë, forca të mëdha të policisë nuk lejuan që të bien ndesh dy palët e protestuesve, ata që siç thonë për ta mbrojtur Kushtetutën, dhe pala tjetër për ta t’i mbrojtur institucionet.

Diferenca mes dy palëve ishte rreth 500 metra, ndërkaq zona mes dy palëve ishte e lirë për të kaluar qytetarët. Forcat e mëdha të njësive speciale, gjatë tërë kohës e kanë mbikëqyrur situatën dhe në asnjë rast nuk ka dalë situata nga kontrolli. Protestuesit dhe koftra-protestuesit do të vazhdojnë të qëndrojnë deri nesër, ku në mëngjes Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë të mbyllur për ta konfirmuar ose hequr iniciativën për ndryshime në ligjin për amnisti./portalb/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com