NASA: Në Mars ka ekzistuar oqean sa ai i Atlantikut (Video)

0

Në planetin Mars para 3.5 miliardë vitesh ka ekzistuar një oqean i madhësisë së Atlantikut, duke mbuluar 19 për qind të hapësirës së Marsit, kurse në disa vende thellësia e tij ka shkuar deri në 1.6 kilometra, thonë shkencëtarët e Agjencisë amerikane të Hapësirës në studimin e publikuar në Science.

nasa

Duke analizuar atmosferën në Mars, kërkuesit kanë ardhur në përfundim se “Planeti i Kuq” e ka humbur 87 për qind të ujit të tij në hapësirë. Të kujtojmë se Atlantiku përfshinë 17 për qind të hapësirës së Tokës, transmeton Indeksonline.

Në Mars dikur ka pasur aq shumë ujë saqë i gjithë planeti mund të mbulohej me të, dhe atë në lartësi prej 137 metrash, theksojnë në NASA.

Shkenctarët, megjithatë, besojnë se uji e ka formuar oqeanin e madh i cili e ka zënë gjysmën e himisferës së Marsit.

Duke pas parasysh gjeologjinë e tij, kjo pjesë e planetit shihet si vendi më i favorshëm për ekzistimin e oqeanit.

“Studimi ynë ofron vlerësim të mirë për ujin që ka ekzistuar në Mars”, ka thënë Heronimo Villanueva, hulumtues në NASA, transmeton Indeksonline.

“Duke iu falënderuar këtij studimi, mund ta kuptojmë më mirë historinë e ujit në Mars”, ka shtuar ai.

Vlerësimi më i ri bazohet edhe në detajet e përllogaritjes se ujit të zakonshëm që përbëhet nga një atom i oksigjenit dhe dy atoma të hidrogjenit (H2O) dhe ujit të rëndë në një atom të deuteriumit që e zëvendëson një atom të hidrogjenit (HDO). /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com