NASA ka xhiruar ngritjen e UFO-së nga Toka (Video)
09:55 | 22 Janar 2015

Xhirimi i OPF-së (Objekt i paidentifikuar fluturues - UFO) siç i konsiderojnë ata që besojnë në vizitat jashtëtokësore, është bërë krejt rastësisht gjatë transmetimit drejtpërsëdrejti nga Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë më 15 janar të këtij viti.

airiNë xhirim, i cili u ndërpre përkohësisht për shkak të problemeve teknike, vërehet se si një objekt misterioz i hirtë misterioz ngihet nga Toka. Xhirimi është bërë me kamerën HD të montuar në anën e jashtme të Stacionit të Gjithësisë. Kjo kamerë ishte vendosur si pjesë e eksperimentit të NASA-s që po studion xhirimin HD nga kozmosi, përcjell Koha.net. Kur studiues pyeten NASA-n ç’ka në atë xhirim, agjencia e gjithësisë heshti. Përgjigja nuk u mor as përmes kanaleve zyrtare. Video xhirimi është bërë në orbitë nga lartësia 275 milja (rreth 443 kilometra), e menjëherë pas vendosjes është zëvendësuar me mesazhin me të cilin NASA ka sqaruar se eksperimenti ka pasur probleme teknike. Shikojeni dhe gjykoni vetë./KohaNet/
Edlira Rukaj