NASA jep alarmin: Një asteroid do të kalojë pranë Tokës

0

Një asteroid 1 mijë metra i gjerë pritet të kalojë jashtëzakonisht afër Tokës brenda pak ditësh, parashikim që ka ngjallur frikën për një katastrofë të paprecedentë.

11081037_10153185033963151_3468542056276213916_n

Objekti i quajtur “2014-YB35” ka thuajse të njëjtat përmasa me ato të asteroidit “Ben Nevis” dhe do të prekë lehtë Tokën ditën e premte, teksa do të lëvizë me një shpejtësi prej 23 kilometra në orë.

Meteorët e vegjël zakonisht kalojnë pranë planetit ku jetojmë, por një i përmasave të tilla kalon vetëm një herë në 5 mijë vjet, sipas llogaritjeve të kryera nga astronomët.

Përplasja me Tokën do të shkaktonte një forcë shpërthimi të barabartë me mbi 15 mijë milionë tonelata (15 mijë megatonë) tritol.

Gjithashtu, çdo impakt do të shkaktonte ndryshime shkatërruese tek klima, tërmetet dhe tsunamët, duke çuar në çrrënjosjen e popullsive.

Përplasja do të errësonte tërrësisht shkatërrimin e vitit 1908, kur një copë meteori prej 50 metrash ra në Siberi. Shpërthimi i shkaktuar shfarosi 80 milionë pemë dhe dërgoi një lëkundje të fuqishme në mbarë Rusinë, që arriti në 5 ballë të shkallës Rihter.

Ekspertët paralajmërojnë se është vetëm çështje kohe para se një asteroid, në gjendje t’u alternohet ndryshimeve ambientale, të përplaset me planetin tonë. / Top Channel

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com