“Nansen Dialogue Center” rikthehet me projekte në komunën e Bujanocit

0

Qendra për dialog “Nansen” nga Norvegjia pas një periudhe kohore prap është kthyer me aktivitetet e saja në komunën e Bujanocit. Kohë më parë, gjegjësisht në mandatin e mëparshëm të kryetarit Arifi, kjo organizatë ishte shumë aktive në komunën e Bujanocit me projekte të shumta, si rezultat i kësaj komuna e Bujanocit ishte binjakëzuar me komunën e Lilehamerit të Norvegjis një komunë kapitaliste.

OK

Ky binjakëzim gjatë periudhës së atëhershme i solli shumë të mira Bujanocit, përveq projekteve të shumta, profesor, politikan dhe nënës përfitun nga ky binjakëzim, duke iu dhënë mundësia që ta vizitojnë komunën e Lilehamerit në Norvegji dhe kështu përfituan njohuri të shumta. Me ndryshimet në pushtetin lokal, funksionimi i zyres “Nansen Dialogue Center” në Bujanoc mori teposhtën, dhe kështu erdhi deri tek mbyllja e kësaj zyre, arsyet, jozyrtarisht mësohet të kenë qenë raportet “Nansen Dialogue Center”- pushtet lokal. “Nansen Dialogue Center” zyra në Shkup asnjëherë nuk ka pushuar së funksionuari duke realizuar projekte të shumta në Maqedoni. 1Kjo zyre ka filluar ta shtrijë aktivitetin e vetë edhe në komunën e Bujanocit. Shkolla fillore ‘’Ali Bektashi’’ paralelja e ndarë në fshatin Osllar dhe shkolla fillore ‘’Vuk Stefanovic Karaxhiq’’ paralelja e ndarë nga Levosoja në fshatin Osllar, u vizituan sot nga organizata “Nansen” dhe nga përfaquesit e komunës së Bujanocit. Qëllimi i vizitës ishte fillimi i projekti ‘’Arsimimi i Integruar’’ i filluar nga organizata Nansen në bashkëpunim me komunën e Bujanocit. 123Me këtë rast kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, e vlerësoi lart nisjen e projektit, duke shpresuar në një mirëkuptim të plot nga pedagogët e dy shkollave dhe më konkretisht tek prindërit e femijëve. Arifi theksoi se, “bashkëpunimi me qendrën për dialog Nansen ka qenë në dhe do të jetë në nivel, dhe drejtori i kësaj qendre Stajner Bryn është një mik i veqant i Bujanocit i cili gjithmonë është i mirëseardhur. 2Ky projekt është i një rëndësie të veqant dhe besoj se nuk do të mbetet me kaq, do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në të mir të qytetarëve të komunës së Bujanocit” Nga ana tjetër edhe Drejtori kryesor i organizatës Nansen të Norvegjisë me seli në Lilahamer dhe zyrës Nansen dialog qendër në Shkup, Stajner Bryn u shpreh se nisma e projektit është një iniciativ fisnike për bashkëpunim. 4“Më vjen shumë mirë që po e shoh këtë bashkëpunim mes dy shkollave, shqipe dhe sërbe në fshatin Osllar, gjithashtu ndjehem shumë mirë që ka filluar kjo iniciativë kaq fsinike për bashkëpunim, që sa më shumë të mësojmë për njëri tjetërin. Unë kam qenë edhe në vende të tjera si në Bosnje dhe Hercegovin dhe Mal të Zi, ku ka filluar organizata Nansen me projekte të ngjajshme dhe kjo është një nisëm e mirë për fshatin tuaj” tha Bryn. 5Nga ana tjerët, edhe drejtori i organizatës Nansen me seli në Shkup Sasho Stojkovski, tha se, “Qëllimi i projekti është afrimi dhe bashkëpunimi i dy komuniteteve apo mësimi i integruar në dy shkollat fillore në fshatin Osllar, atë të gjuhës shqipe dhe sërbe, ku nxënsit dy herë në javë do të punojnë së bashku në të njejtat shkolla për të njohur sa më shumë njëri tjetrin” Njëherit faliminderim të veçantë shprehën edhe përfaqësuesit e dy shkollave , drejtori i shkollës fillore ‘’ Vuk Stefanoviq Karagjiq’’ Dragan Tomiq dhe pedagogu i shkollës fillore ‘’Ali Bektashi’’ Xhelal Azizi. Kurse nxësit e shkollës fillore Ali Bektashi pritën me padurim nxënsit e shkollës Vuk Stefanovic Karagjiq që të punojnë së bashku, me të cilët menjëher lindi dëshira për tu njohur. Në fund të takimit drejtori i Nnasen Dialog Qendrës z. Stajner Brin, mbajti takim me koordinatorët e oraganizatës dhe me kryetarin e komunëns së Bujanocit Nagip Arifi po ashtu dhe me përfaqësuesit e dy shkollave të fshatit Osllar. Në takim u bisedua për planet e të ardhmës dhe aktivitet e radhës të kësaj organizate në komunën e Bujanocit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com