NAMAZI I EKLIPSIT

0

10639400_10203680294426271_8474957125684870697_n

Mr. Ragmi Destani

NAMAZI I EKLIPSIT

Fjala “eklips” do të thotë “zënie” ose “mbulim”.
Eklipsi është hija që krijohet mbi sipërfaqen e një objekti hapësinor.
Ne njohim dy lloj eklipsesh, njëri prej tyre është eklipsi i Diellit.
Eklipsi i Diellit është zënia e dritës së Diellit nga Hëna duke mos e lejuar të bjerë mbi
sipërfaqen e diellit. (universalb)

Eklipset e Diellit ndodhin në fazën e Hënës së re, nuk ndodhin çdo muaj, por eklipsi mund të paraqitet vetëm kur Hëna e re gjendet afër ekliptikës që do të thotë afër nyjave të rrugës së Hënës. Gjatë një viti rregullisht kemi nga 2 zënie të Diellit, mund të kemi 3 dhe 4, por, në qoftë se zënia e parë ndodh në fillim të janarit, atëherë mund të kemi 5 zënie. Nga pikat e ndryshme të sipërfaqes së Tokës eklipsi i Diellit shihet ndryshe dhe nuk fillon në të njëjtën kohë. (wikipedia)

Për këto ndodhi astronomike, feja islame ka orientuar besimtarët që të angazhohen me adhurim dhe lutje tek Zoti.
Eklipsi kishte ndodhur gjatë jetës së Muhamedit a.s. në kohën kur i kishte vdekur djali i tij Ibrahimi, dhe njerëzit në atë kohë kishin thënë se zënia e dritës së diellit u bë për shkak të vdekjes së djalit të Pejgamberit a.s.
Mirëpo Muhamedi a.s. iu drejtua atyre dhe iu tha: Dielli dhe hëna janë dy argumente nga argumentet e Zotit të madhëruar. Ato nuk bëhen për vdekjen e askujt e as për lindjen e tij.
Nëse i shihni ato, atëherë shpejtoni për në namaz.
Pra, nga kjo shihet se nëse ndodh Zënia e dritës së diellit (ose edhe e hënës), atëherë është synnet që të falim namaz.

SI FALET NAMAZI I EKLIPSIT
Fukahatë e legjislaturës islame për namazin e eklipsit kanë përmendur disa metoda, por më kryesoret që praktikohen mes tyre janë dy:

MËNYRA E PARË
Falen dy rekate, sikur çdo namaz nafile, përveç se këtu preferohet të zgjatet leximi, rukuja dhe sexhdeja.
Të këtij qëndrimim janë të gjithë fukahatë e medhhebit Hanefij, dhe një shumicë e fukahave të tjerë. ( El fikhul vadih pj. 1, fq. 280 ).

Pra; Namazi i eklipsit sipas medhhebit hanefij, dhe një numri të madh të fukahave të medhhebeve të tjera është:
“ DY REKATE NAMAZ, SIKUR ÇDO NAMAZ TJETËR ME DY REKATE (PSH. SI NAMAZI I SABAHUT),
DUKE E ZGJATUR LEXIMIN E KURANIT, RUKUNË, DHE SEXHDEN, SA TË KETË MUNDËSI.
( është mirë që ky namaz me gjithë lutjet të zgjatë deri sa të përfundon eklipsi ).

NAMAZI I EKLIPSIT KA DISA PREFERENCA, E ATO JANË:
1. Ky namaz preferohet të falet me imam dhe në xhami, aty ku e falin namazin e xhumasë.
2. Nuk ka as ezan e as ikamet, por ftohen njerëzit për ta falur atë.
3. Duhet të jetë i njëjti imam i cili e falë namazin e xhumasë. E nëse nuk është imami i xhumasë, atëherë ata falen vetmas.
4. Namazi i eklipsit falet edhe me xhemat edhe vetmas. Ata që nuk kanë mundur të jenë pjesë e xhematit, munden ta falin vetëm, kudo që të jenë.
5. Imami që e falë këtë namaz me xhemat, sipas Ebu hanifes; lexon në heshtje dhe jo me zë.
6. Nëse nuk munden të tubohen që ta falin me xhemat, atëherë falen vetmas nëpër shtëpi, nga dy rekatë, ose bën edhe nga katër rekatë.
7. Gjinia femërore e falin në shtëpi, por nëse janë ftuar dhe janë në xhami, atëherë e falin me xhemat
8. Ky namaz duhet të falet me fillimin e eklipsit, ose edhe gjatë gjithë periudhës së tij,
e nëse ka fillue të kalon vetëm pak eklipsi, mund të fillohet falja e namazit.
9. Nëse është mjegull, ose pengohet nga retë, ose moti është i vranët e nuk duket eklipsi,
ky namaz duhet të falet, sepse eklipsi është duke vazhduar.
10. Namazi i eklipsit nuk duhet të jetë në kohët e ndaluara, si për shembull pas lindjes së diellit, kur është në zenit, dhe para perëndimit, sepse namazet nafile nuk falen në kohët e ndaluara për namaz. E ky namaz është prej grupit të namazeve nafile.
11. Nuk ka ligjëratë pas këtij namazi, e ajo që Muhamedi a.s. iu ka drejtuar sahabeve pas namazit, është shpjegim për atë që kishin supozuar sahabet se eklipsi kishte ndodhur për shkak të vdekjes së djalit të Muhamedit a.s. Ibrahimit.
12. Falet namazi i eklipsit, e pastaj imami bënë lutje, kurse xhemati i i përgjigjen lutjes së imamit duke thënë Amin, deri sa të kalon eklipsi.
13. Kjo gjendje e namazit dhe e lutjes, vazhdon deri në përfundimin e plotë të eklipsit, e jo me fillimin e përfundimit.

Fukahatë e kësaj mënyre të faljes me këto rregulla, argumentohen me disa argumente.
1. Hadithi i Kubejsa el hilali ku thotë: U zue dielli dhe Muhamedi a.s. doli e i fali dy rekate, duke e zgjatur aty leximin, derisa u kthye drita e diellit. E Pastaj tha: Dielli dhe hëna, janë argumente nga argumentet e Zotit, I frikëson me to robërit e tij. E nëse i shihni ato, falni sikur namazin më të afërt që e falni nga namazet e obliguara. Ai këtë e tha pas namazit të sabahut.
( Transmeton Ahmedi dhe Nesaiu ).

2. Hadithi i Nuëman ibnu beshir, ku thotë se: Pejgamberi i Zotit ka thënë:
“Nëse ndodh eklipsi i diellit apo i hënës, falni sukur namazin më të afërt që e keni falur”
(Transmeton Nesaiu)
E namazi më i afërt që e kishin falur ishte namazi i sabahut. Kështu i bie që namazi i eklipsit ëshët sikur namazi i sabahut, sepse namazi i eklipsit u kishte ndodhur para dite.

3. Hadithi i Mahmud ibnu lebid ku thotë se: U muar dielli atë ditë që vdiq Ibrahimi (djali i Muhamedit a.s.). Njerëzit thanë: dielli u muar për shkak të vdekjes së Ibrahimit.
Muhamedi a.s. iu drejtua duke i thënë: “ Dielli dhe hëna janë argumente nga argumentet e Zotit të madhëruar, e ato nuk merren për vdekjen e askujt e as për lindjen e askujt. Nëse i shihni ato, atëherë shpejtoni në xhami”.
Ai u ngrit në namaz, lexoi shumë nga Kurani, pastaj shkoi në ruku, pastaj u ngrit drejt, pastaj shkoi në sexhe dhe i bëri dy sexhde. U ngrit në rekatin e dytë, dhe veproi sikur në të parin.
(Transmeton Ahmedi)

4. Hadithi i Ebi bekre ku thotë: Ishim te i dërguari i Zotit, dhe u muar drita e diellit. U ngrit i dërguari i Zotit duke e tërhequr veshjen e tij dhe hyri në xhami. Hymë edhe ne me atë, e ai na fali dy rekate deri sa kaloi eklipsi. (Transmeton Buhariu)
E në një transmetim tjetër: I fali me neve dy rekate sikur namazi i rëndomtë i juaj.
(Transmeton Ibnu hibban dhe Hakimi).

5. Hadithi i Semretu ibnu xhundub ku thotë: “Na fali i dërguari i Zotit neve në eklips, e ne nuk ndëgjuam zë prej tij” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë: hasen sahih garib).
Ky hadith argumenton për leximin pa zë në këtë namaz.

MËNYRA E DYTË
Të falen dy rekate, në secilin rekatë, nga dy qëndrime në këmbë dhe dy rukue dhe dy sexhde.
Këta argumentohen nga hadithi që e transmeton Ajshja r.a. ku thotë:
U muar dielli në kohën e Muhamedit a.s., e ai fali me njerëzit namaz; E zgjati qëndrimin në këmbë, pastaj shkoi në ruku dhe e zgjatë atë, pastaj u ngrit u drejtua dhe qëndroi gjatë por më pak se i pari, pastaj shkoi në ruku dhe e zgjati por më pak se i pari, pastaj shkoi në sexhde dhe e zgjati sexhden, dhe kështu veproi në rekatin e dytë sikur në të parin. Pastaj u largua dhe kaloi eklipsi.
U foli njerëzve, e falënderoi Allahun dhe tha: Dielli dhe hëna janë dy argumente nga argumentet e Zotit, nuk ndodhin për vdekjen e askujt e as për lindjen e tij. Nëse i shihni, thuani allahu ekber, dhe jepni sadakë…..”

Fukahatë e medhhebit hanefijj dhe të tjerët,, nuk u argumentuan me këtë argument sepse e llogaritën si i trazuar, për arsye se ka disa transmetime të këtij hadithi, ku ia shtojnë tre, katër e deri në pesë rukue.

Disa dijetarë thonë se të dyja metodat janë të lejuara (fet’hul bari 2/532).

Namazi i eklipsit të Hënës, është i njejtë me atë të eklipsit të diellit. Por në namazin e eklipsit të hënës nuk preferohet të falet me xhemat, sepse është natë dhe është vështirë të tubohen njerëzit.
Dhe se nuk është transmetuar nga Pejgamberi a.s. se e ka falur atë me xhemat.

Burimet:
1. Reddul muhtar. 1/ 66,67
2. Ellubab fi sherhil kitab. 1/ 121
3. el ihtijar li taëlil elmuhtar. 1/ 108
4. El fikhul hanefij fi thvbihil xhedid. 1/ 329, 330,331
5. el fikhul vadih. 1/ 279-282

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com