Nagip Arifi: Respekt dhe mirënjohje të veçantë, për ato që dhanë jetë nga jeta e tyre.
15:27 | 08 Mars 2019
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i PD, Nagip Arifi, u ka uruar të gjithë grave 8 marsin, ditën Ndërkombëtare të gruas.

“Me respekt dhe mirënjohje të veçantë, për ato që dhanë jetë nga jeta e tyre, për ato që natën e bën ditë, për ato që gjenden afër sado që fëmijët e tyre janë largë, për arkitektin e ardhmërise më të mirë, për atë krijesë të Zotit të mbushur me plot dashuri dhe mirësi.

Duke shpresuar se kjo ditë e uruar të jetë edhe përditshmëria për të gjithë, shprehim urimet më të mira për 8 Marsin për të gjithë gratë dhe nënat shqiptare” ka shkruar Arifi.

 

Alesia Bami