Nagip Arifi: “Haram e kanë mandatin dy anëtarët e KKSH-së që janë deleguar me votat e PD-së”
14:17 | 14 Korrik 2017

Në senacën e sotme të Asamblesë komunale të Bujanocit, e cila edhe më tutje po vazhdon, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, ka ‘mallkue’, përfaqësuesit e partisë së tij në kuvendin e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Me votimin e rendit të ditës, e cila përmban edhe ndërrimin e anëtarëve të shkollave në Tërnoc dhe Bilaç, Nagip Arifi nga foltorja e kuvendit ka theksuar se partia e tij nuk do ta mbështet më, punën e Këshillit Kombëtar Shqiptar. “Nga sot anëtarët e PD-së, nuk do ta mbështesin punën e KKSH-së. Duke ditur se dy anëtarët që janë zgjedhur nga votat e PD-së dhe kanë ndërruar partinë, ju bëjë me dije se “haram” e kanë mandatit që kanë tradhtuar votuesit, si me ligj, ashtu me Kur’an, Bibël e çka tjetër” – deklaroi Arifi. Këto komente Arifi, i bëri duke aluduar në numrin  2 dhe 5 të listës së PD-së, e që I bie se bëhet fjël për ish shefin e kabinetit të tij, Arbër Pajazitin dhe Edmond Isufin./Lugina-Lajm/
Françeska Jaçe