Nacionalistët serbë kërcënojnë me vdekje të rinjtë kosovarë (Foto)

0

Pas përgjigjes kërcënuese të qeverisë serbe për ftesën që një OJQ serbe ka dërguar në adresë të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, tani po vijnë edhe kërcënime serioze me jetë edhe ndaj të rinjve serbë dhe kosovarë që janë ftuar të marrin në këtë konferencë nga grupe nacionaliste serbe.

nacionalist-euml-t-serb-euml-k-euml-rc-euml-nojn-euml-me-vdekje-t-euml-rinjt-euml-kosovar-euml_hd

Kjo konferencë përndryshe është financuar nga qeveria britanike ku pritet të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të BE-së.

Kështu, në profilin e organizatës nacionaliste serbe “Lëvizja Popullore Serbe 1389” është postuar një fotografi e serbëve dhe shqiptarëve të rinj që janë ftuar në konferencën e organizatës “Ambasadorët e Paqes” ku tani është vendosur flamuri shqiptar.

“Këta të paturpshëm kanë ftuar gjakatarin Thaçi në Beograd. Mbani në mend fytyrat e tyre, dhe kudo që t’i shihni tentoni të jua shkatërroni jetën, ta ndjejnë hidhërimin e drejtësisë, pa frikë, ja jepni atë që e meritojnë”, shkruan aty.

Përndryshe, ftesa e bërë ndaj Thaçit dhe përgjigja e tij pozitive ka nxitur një valë nacionalizmi dhe tërbimi anti-Kosovë në Serbi. Tash e disa ditë, mediat serbe kanë të mbushura faqet me ftesën bërë Thaçit duke e quajtur atë si provokim të Prishtinës dhe duke u fokusuar në Thaçin si “armikun më të madh të shtetit serb”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com