Myftiu Saqipi, vizitoi Ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë

0
Para disa ditëve, kreu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të kryesuar nga Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi dhe Abdullah Salihu zhvilluan një takim protokollar, në selinë e Ambasadës së Arabisë Saudite të akredituar në Tiranë.
Delegacionin e BIPMB-së, e pritën personalitete të larta të Ambasadës, me shkëlqesinë e saj Ambasadorin Talat Salem Radvan, pastaj zv. ambasadori Abdullah Al Mushayt dhe Konsuli Fahad Alhathal.

00_12_139318665543285641Gjatë këtij takimi me karakter pune Myftiu Saqipi, fillimisht falënderoj Ambasadorin për kohën e ndarë rreth kësaj vizite dhe interesimin e shprehur për të mësuar më afër për jetën e qytetarëve në Luginë të Preshevës.

Myftiu Saqipi, e njoftoi detajisht Ambasadorin për gjendjen e vështirë politike dhe ekonomike në të cilën ndodhet aktualisht Lugina e Preshevës.

Në kuadër të këtij takimi u potencua nevoja e një angazhimi më të madh të faktorëve relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë, për tejkalimin e kësaj situate në shërbim të krijimit të një klime të stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit ndërrajonal.

Lugina e Preshevës, gjithmonë, ka qenë një shembull i mirë i një vendi, i cili ka reflektuar paqe, bashkëjetesë dhe solidaritet e në këtë drejtim një kontribut të posaçëm e ka dhënë Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ndërkaq, ambasadori Talat Salem Radvan e falënderoj Myftiun Saqipi, për vizitën, duke shprehur gatishmëri për një bashkëpunim më të ngjeshur në të ardhmen dhe duke shfaqur interesimin për një vizitë Serbisë dhe Luginës së Preshevës, njofton Qendra Informative e BIPBM-së, Bujanoc./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com