Myftiu, Nexhmedin ef. Saqipi, vizitoi Komunitetin Mysliman në Shqipëri

0

Një delegacion i lartë i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPMB), i kryesuar nga kryetari i saj Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, pastaj Refik Mehmeti, sekretar, Abdullah Salihu, menaxher i Haxhit dhe Granit Kamberi, kryetar i KBI, pranë BIPMB-së, dje vizituan zyrtarisht Komunitetin Mysliman në Shqipëri.Qëllimi i kësaj vizite historike, meqë organizohet për herë të parë që nga ekzistimi i këtyre institucioneve të larta fetare, ishte njohja për së afërmi e zhvillimeve fetare në Luginë të Preshevës dhe Shqipëri.

00_12_1415693313187664044

Delegacionin e BIPMB-së, nga Lugina e pritën përzemërsisht krerët udhëheqës të Komunitetit Mysliman në Shqipëri në krye me Skender Bruçaj, kryetar, Bujar Spahiu, nënkryetar dhe Hamdi Çurri, drejtor i Haxhit, i koordinimit me botën Islame.

Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, në mënyrë kronologjike e njoftoi homologun e tij Skender Bruçaj, për aktivitetet e institucionit fetar, që drejton në Serbi, për sukseset dhe sfidat. Në këtë drejtim, u diskutua edhe për çështjen e arsimit fetar dhe angazhimet për ngritjen e kuadrit arsimor për lëndën fetare të shkollave me mësim në gjuhën shqipe në Luginë dhe rregullimin e statusit pensional të imamëve në Luginë të Preshevës.

Gjithashtu, Myftiu Saqipi, gjatë këtij takimi kërkoi që të thellohet bashkëpunimi në mes këtyre dy institucioneve fetare, si dhe të shtohen vizitat e ndërsjella në relacionin Shqipëri – Luginë të Preshevës, siç po ngjet me vizitën historike të kryeministrit Edi Rama në Beograd, vizitë kjo që u vlerësua nga të dy delegacionet si shumë e frytshme për krijimin e një klime të mirë ndërfqinjësore.

Kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Skender Bruçaj, u falënderua për vizitën e delegacionit të BIPMB-së dhe u zotua se në të ardhmen institucioni, të cilin, ai e drejton do të angazhohen më shumë në fushën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave të ndërsjellë, në mënyrë të afirmimit dhe avancimit të proceseve fetare në mes këtyre dy rajoneve.

Në fund, organizatori, për nder të mysafirëve shtoi një drekë punë, njofton Qendra për Informim e BIPMB-së.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com