Myftiu i Sanxhakut godet edhe një herë serbët: Bën himn për Sanxhakun, boshnjakët… (Video)

0
Myftiu i Sanxhakut, Muamer Zukorliq nuk është bartës dhe nuk merr pjesë në listën “Për Sanxhak, Boshnjakë dhe myftiun”, por intensivisht është në fushatë për zgjedhjet e ardhshme për Këshillin Nacional të Boshnjakëve, kështu që me këtë rast ai e ka realizuar një spot me himnin që e mban emrin e listës zgjedhore.

Në më shumë se katër minuta, në kolazh janë përfshirë manifestime në të cilat ka marrë pjesë myftiu Zukorliq dhe ku shihet masa e boshnjakëve dhe flamujt e Bashkësisë Islame në Serbi, transmeton Indeksonline shkrimet e medieve serbe.

Po ashtu aty janë shfaqur edhe të rinjtë me uniforma të gjelbra, të cilët për herë të parë u paraqiten me rastin e të ashtuquajturit “Ecja për Haxhet”, që ngjalli shumë polemika në Serbi.

Në tekstin e himnit janë pesë strofa dhe refreni, kurse baza e mesazhit është Bosnja si atdhe i boshnjakëve të Sanxhakut.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com