Myftiu i Sanxhakut e çon pesh Serbinë (Video)

0
Myftiu i Sanxhakut “me ushtri” në Novi Pazar  (Video)

Myftiu i Sanxhakut, Muahmer Zukorliq, i njohur për qëndrimet e tij të forta kundër Serbisë dhe deklarata kontroverse sa i përket luftës xhihadiste në Siri dhe Irak, e ka quar peshë dje dhe sot Serbinë.

Ai dje në vendin e quajtur “Haxhet” në Novi Pazar, ku para 70 vitesh janë pushkatuar shumë boshnjakë, i nxori në rrugë rreth 100 mbështetës të tij të veshur me uniforma të gjelbra dhe me stemë të Sanxhakut (e ngjashme me atë të boshnjakëve gjatë luftës kundër serbëve dhe kroatëve).

Ata në kokë mbanin bereta të kuqe. Skuadra e tij kryesisht përbëhej nga nxënës të shkollave të mesme dhe nxënës të shkollës që është nën kontrollin e Zurkorliqit.

“Që provokimi të jetë edhe më i madh, në mesin e viktimave që Zurkoliq i nderoi është edhe Aqif-Efendi Haxhiahmetoviq (shqiptari i cili luftoi kundër serbëve dhe krahë boshnjakëve për çlirimin e Novi Pazarit, atëherë Pazari i Ri), të cilin historianët e vlerësojnë se përgjegjës për vrasjen e serbëve në Luftën e Dytë Botërore”, kështu shkruan e përditshmja serbe Kurir.

Haqif Efendi Haxhiahmeti, gjatë Luftës së Dytë Botërore luftoi, përkrah boshnjakëve për të çliruar tokat e pushtuar shqiptare nga serbët.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com