Myftia i Luginës: Telegram ngushëllimi për vdekjen e mbretit të Arabisë Saudite

1
Myftiu i Luginës së Preshevës Nexhmedin ef. Saqipi, në emër të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), i shpreh ngushëllimi Ambasadës së Arabisë Saudite, në Tiranë për vdekjen e mbretit Abdullah bin Abdulaziz.
00_12_1422187317517389081Arabia Saudite, humbi një njeri të madh, një mbret të devotshëm, një burrështetas, i cili për 20 vjet rresht udhëhoqi ndershëm me shtetin dhe popullin e tij. Se sa ishte mbreti Abdullah bin Abdulaziz, modest dhe popullor flet ceremonia e varrimit të tij, pa ndonjë publicitet të madh, duke u shoqëruar vetëm nga familjarët e tij për në varrezat publike. Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, shpreh ngushëllime familjes së mbretit, Arabisë Saudite, Ambasadës së akredituar në Tiranë, si dhe vëllait të tij Salman bin Abdulaziz, i cili u zgjodh mbret për ta udhëhequr vendin, njofton Qendra Informative BIPBM, Bujanoc.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

1 Koment

  1. Kujdes Nero,une e urrej kete personalitet me teper se ti mirepo nuk eshte ne rregull ne publik me u shpreh me ksi fjale te ndyta.
    Kjo vetem se e tregon personalitetin tend ne kete rast me keto sjellje………

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com