Myftaraj: Ja raporti sekret që dronin e hodhën spiunët serbë

0
Myftaraj: Ja raporti sekret që dronin e hodhën spiunët serbë

Kastriot Myftaraj thotë se ka një raport sekret të shërbimit inteligjent të një vendi të NATO-s, ku thuhet se dronin në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë e kanë hedhur shërbimet inteligjente serbe.

“Brenda dy orëve do të publikoj në faqen time raportin e plotë të një shërbimi inteligjent të një vendi të NATO-s, fqinj me Serbinë i cili ka monitoruar nga afër ngjarjet në Beograd në ditën e ndeshjes Serbi-Shqipëri. Raporti tregon me detaje të vërtetën e dronit. Faktet që jep ky raport janë shumë interesante, të shumëllojshme. Raporti përmban një pafundësi detajesh të evidentuara dhe të analizuara nga vëzhgues dhe analistë profesionistë të inteligjencës. Raporti zbulon me fakte se dërgimi i dronit në stadium ka qenë, sic quhet në gjuhën e shërbimeve inteligjente, një false flag operation i shërbimeve të fshehta serbe. (Kështu quhet një operacion mashtrues i shërbimeve të fshehta, që kërkon të krijojë një ide të gabuar për autorësinë e një veprimi, me qëllim të fajësimit të një shteti, organizate, individi etj.Një emër tjetër për këto lloj operacionesh është edhe Black Flag Operation! A ju kujton gjë kjo fjalë “Black Flag”? (Flamur i Zi). Si ai i dronit! Këtij raporti ka detyrim t’ i kthejë përgjigje Ismail Morinaj me stafin e tij. Raporti është demaskues për sharlatanin Ismail Morinaj dhe e nxjerr atë thjesht si pjesë të cover up (mbulimit) të këtij operacioni. Raportin e plotë jam gati t’ ja ofroj organeve hetimore dhe shërbimeve inteligjente të Shqipërisë,” shkruan Myftaraj.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com