Mustafi: Letovica problem me mbeturinat, qytetarët të papërgjegjshëm

0

A keni menduar ndonjëher në mbrotjen e ambientit jetësor, ambienti jetësor është çdo gjë që na rrethon me të cilin kemi kontakte të përditshme gjatë jetës dhe se shëndeti ynë mvaret nga vet ambienti ku jetojmë, duke filluar nga shtëpia, kopshti, lagje ku jetojmë, dhe vedni në përgjithësi ku zhvillohet jeta.

mbeturina ok

Ambientet, dheu, uji dhe ajri paraqesin shtëpinë e qenieve të gjalla siç janë: njeriu, kafshët dhe bimët. Ato jetojnë në harmoni njëra me tjetrën dhe janë të lidhura mes veti me ushqimin, shumimin dhe përhapjen e tyre. Kjo harmoni duhet ruajtur, çdo ndërhyrje nga njeriu e prishë harmoninë dhe dëmtohet jeta e organizmave, ne jemi vetë ata që me një kujdes shumë të vogël mundë ti mbrojmë të gjitha këto që i përmendëm më parë, si p.sh në mos hudhjen e mbeturinave në vendet afër banimit dhe në natyrën e cila mund të shfrytëzohet për relaksim, por ti hudhim ato në vende të caktuara. Ajo qka po ndodhë në hapësirën e pjesërishme në mes të fshatit Letovicë dhe lagjës së Garalive pjesë përbërëse e këtij fshati është një pamje e tmerrshme, sepse qytetarët janë shumë të pakujdesshëm në hudhjen e mbeturinave, edhe pse me intervenimin e pushtetit lokal kjo hapësirë është pastruar dyherë, mirëpo qytetarët ende vazhdojnë me të vjetrën edhe pse ajo është në dëm të qytetarëve të këij vendbanimi. E gjith kjo ka një kosto të vetën, përveç pamjes jo të hjishme, pasojat janë edhe më të mëdha, ata të cilët mundë të jenë viktimë janë fëmijët sepse shkuarja e tyre në shkollë rrezikon shëndetin e tyre, për të cilin duhet të kujdesën prindërit e tyre e jo ti neglizhojnë ata në këtë drejtim. MbeturinaMe keqardhje të njëjtat fjalë i përsëriti edhe vetë kryetari i bashkësisë lokale të këtij fshati, Amet Mustafi në një bisedë telefonike. Ai gjithashtu shtoi se, e gjithë përgjegjësia bie mbi qytetarët, sepse nuk janë të kujdesshëm sa i përket këtij aspekti. Gjatë kontaktit me Ndërmarrjen Publike “Komunalia” se a do të ndërmirret edhe intervenim i tretë, pasi që dy herë vetëm e kanë pastruar këtë pjesë të fshatit, kryetari i organit mbykqyrës Avni Ismaili tha se, kjo pjesë nuk është nën mbykqyrjen tonë, mirëpo ne së shpejti do të urdhërojmë ekipin tonë që të dalë në këtë teren për ta pastruar atë pjesë me mbeturina, vetëm për hirë të qytetarëve edhe pse përgjegjësia nuk është e jona. Qytetarët duhet të vetëdijësohen të jenë të ndërgjegjshëm ta ruajnë vendin pamarrë parasysh ku dhe në çfarë kushtesh jetojnë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com