Mustafa shpreh përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim një delegacion nga institucionet lokale si dhe biznesmenë nga tri komunat e Luginës, Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, nënkryetari i Preshevës, Xhelal Memeti, kryetari i Forumit për Zhvillim Ekonomik, Muharrem Salihu, koordinatori për Politikë të Jashtme, Aziz Aziri, si dhe Muharrem Zejnullahu, është biseduar për fuqizimin e koordinimit në funksion të zhvillimit ekonomik, infrastrukturor, social dhe kulturor të tri komunave”,thuhet në njoftimin për media.

Mustafa shprehu përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për banorët, autoritetet lokale si dhe ndërmarrësit që veprojnë në këto tri komuna, me qëllim të avancimit të zhvillimit dhe fuqizimit të rolit të kësaj pjese të rëndësishme.

Përfaqësuesit e tri komunave të Luginës, pasi falënderuan kryeministrin Mustafa dhe Qeverinë e Kosovës për përkrahjen dhe përkushtimin e treguar, folën për projekte konkrete të cilat do të ndihmonin në avancimin e proceseve dhe zhvillimin e gjithanshëm të këtyre tri komunave.

Kryeministri Mustafa, para pak javësh në Gjilan, ka zhvilluar një drekë pune me përfaqësuesit e shqiptarëve të tri komunave të Luginës, përkatësisht me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu dhe kryetaren e Kuvendit Komunal të Preshevës, Ardita Sinani, ku është biseduar për fuqizimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve politikë të banorëve të këtyre tri komunave.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com