Mustafa, “prezantohet” si kryeministër në Berlin

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me ftesë nga partia simotër në Gjermani, Unioni Kristian Demokratik (CDU), po qëndron në vizitë disaditore në Berlin të Gjermanisë.

mustafa-ldquo-prezantohet-rdquo-si-kryeminist-euml-r-n-euml-berlin_hd

Sipas një komunikate të LDK-së, Mustafa është i shoqëruar edhe nga tre anëtarë tjerë të LDK-së, Teuta Sahatqija, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu.

“Kryetari Mustafa dhe delegacioni i LDK-së, gjatë ditës së sotme ka takuar zyrtarë të lartë partiak, Bertil Wenger, sekretar i Internacional i CDU-së; Frank Priess, nënkryetar i Fondacionit Konrad Adenauer; si dhe Andreas Schockenhoff, nënkryetar i Grupit Parlamentar CDU/CSU. Vizita është shenjë e bashkëpunimit të ngushtë që po ndërton LDK-ja me CDU-në Gjermane, ku kryetari Mustafa bisedoi për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, procesin e themelimit të institucioneve dhe prezantoi platformën qeverisëse”, thuhet në deklaratën e LDK-së.

Mustafa dhe delegacioni i LDK-së, gjatë ditës së nesërme do të zhvillojnë takime tjera me zyrtarë të Kancelarisë Gjermane, ndërsa pas vizitës në Berlin, kreu i LDK-së do të udhëtoj për në Bruksel, ku do të merr pjesë në takimin e anëtarëve të Partive Popullore Evropiane.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com