Mustafa: Kosova dhe Shqipëria e kanë mbajtur fjalën, i dhanë nga 50 mijë euro

0
Mustafa: Kosova dhe Shqipëria e kanë mbajtur fjalën

Kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa ka konfirmuar se shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë që prej muajit maj kanë transferuar nga 50 mijë euro secila, për ndërtimin e maternitetit në Preshevë.

Në një bisedë në Interaktiv, Mustafa ka thënë se trasferi i këtyre mjeteve është bërë në muajin maj, ndërsa ka treguar se Kosova është dashur që njëherë paratë t’i transferoj në Shqipëri dhe më pas ato janë transferuar në Serbi.

“Në muajin maj janë transferuar në 100 mijë euro në Bankën Popullore serbe dhe më pas ato janë bartur tek Komuna e Preshevës, 50 mijë nga Kosova dhe 50 mijë nga Serbia. Falënderoj për kontributin e dy shteteve për ngritjen e maternitetin e ngritur në Luginën e Preshevës, ku nënat shqiptare do të mund t’i lindin fëmijët e tyre”.

“Transferi i bërë nga Kosova ka pasur vështirësi, Kosova është dashur që t’i bëjë transferin e parave në Shqipëri, shkaku i mosnjohjes nga Serbia, dhe më pas Shqipëria i ka dërguar ato në Bankën Popullore në Serbi”, tha Mustafa për KTV.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com