Mustafa e Ahmeti, të gatshëm për bashkëpunim

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti të hënën në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni, Ali Ahmeti, me të cilin biseduan për proceset aktuale në Kosovë dhe në Maqedoni dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

20150427174859940646

Mustafa e njoftoi për progresin që po arrihet në Kosovë, duke theksuar angazhimin e posaçëm të Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane, dhe përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit.

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa vlerësoi rëndësinë e organizmit të mbledhjes së përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë, përgatitjet për të cilën janë në fazën finale dhe që pritet të mbahet në muajin maj.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë në të gjitha fushat.

Ahmeti po ashtu shprehu përkushtimin e tij për të ndihmuar në fuqizimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve, duke veçuar në këtë drejtim edhe organizmin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com